Uncategorized

“Kosova është në zemër të Serbisë”, serbët në Leposaviq obligojnë nxënësit të këndojnë këngë naciσnaliste

Zyra e ashtuquajtur serbe për Kosovën iu ka ofruar mbështetje institucioneve paralele shkollore në Leposaviq që nxënësve të tyre t’u mësohen këngë me motive naciõnaliste serbe.

Siç raporton mediumi serb në Leposaviq ‘RTV MIR’, ekspertët e kanë cilësuar një gjë të tillë si “rol të madh në edukimin kombëtar të të rinjve”, përcjell Gazeta Express.

Ndërkaq, profesoresha e muzikës e cila e ka përgatitur koreografinë ka thënë se janë fëmijët ata që shfaqin interes për këngë të tilla.

“Janë fëmijët nga Kosova dhe Metohia ata që tregojnë interes më të madh për këngë të tilla, e cila është plotësisht dhe e pritshme duke marrë parasysh rrethanat dhe kushtet e jetesës”, ka deklaruar ajo.

Serbia nga buxheti i saj për vitin 2021 ka ndarë 91.8 milionë euro për financimin e institucioneve paralele dhe aktiviteteve të saj në Kosovë. /gazetaexpress

Comment here